Flash News

POLITIKOFF

"Kam paqe në shpirtin tim", Cameron Diaz flet për largimin nga aktrimi

"Kam paqe në shpirtin tim", Cameron Diaz flet për largimin

E ftuar në emisionin ‘Hart to Heart’ me Kevin Hart,, Cameron Diaz foli për mënyrën se si aktrimi zinte pjesën më të madhe të jetës së saj, gjë që përfundimisht e bëri atë të bënte një hap prapa, dhe të rivlerësonte gjithçka në jetën e saj.

“Kur bëni diçka në një nivel vërtet të lartë për një periudhë të gjatë kohore ju jeni personi që keni talentin, të gjitha pjesët e juaja që nuk janë të tilla duhet t’u jepen njerëzve të tjerë. Unë thjesht doja ta bëja jetën time të menaxhueshme nga unë, rutina ime brenda një dite është fjalë për fjalë ajo që mund të arrij të bëj vetë, është ndjenja më e mire”- tha Diaz.

"Kam paqe në shpirtin tim", Cameron Diaz flet për largimin

Diaz gjithashtu foli në lidhje me tërheqjen nga aktrimi gjatë një diskutimi me Gëyneth Paltroë për ‘In Goop Health’.

“Kam paqe në shpirtin tim sepse më në fund po kujdesem për veten”.

Aktorja shpjegoi gjithashtu se kishte nevojë të merrte përgjegjësinë për jetën e saj. Kjo është puna ime. Ka shumë gjëra që duhej të ndreqja dhe shumë marrëdhënie që duhej të riparoja. Shumë marrëdhënie duhej të ndërtoja, që mungonin në jetën time.

 

Të fundit