Flash News

POLITIKOFF

“Kam punuar shofer për fëmijët”, aktori Petrit Malaj rrëfen mes lotësh sakrificat

“Kam punuar shofer për fëmijët”, aktori Petrit Malaj

Aktori Petrit Malaj ka rrëfyes mes lotësh sakrificat për familjen, teksa u surprizua 'live' me një letë nha bashkëshortja.

I ftuar në Top Channel, Malaj tha se ka punuar shofer për t'iu siguruar fëmijëve jetesën.

“Sot, njerëzit shkojnë deri në mburrje kur nuk shprehin dashurinë ndaj gruas. Disa thonë gruaja ka punën e saj, unë kam punën time. Ne nuk jemi kështu. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë bashkë. Kemi rritur fëmijët me mund, me sakrificë. Kam punuar shofer unë për ata fëmijë”, tha aktori.

Sipas aktorit, neglizhenca që po tregohet ndaj familjes është neglizhencë ndaj shoqërisë.

“Neglizhenca që mund të kesh sot ndaj familjes, është një neglizhencë e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë. Unë i qëndroj një fakti tjetër. Ne si shoqëri vuajmë nga shumë gjëra. Ama ajo që na ka bërë të vuajmë më shumë është shkatërrimi i familjes. Që kur në ’97, babai i tha djalit bravo që solle thesin e miellit në shtëpi, i rrihte shpatullat që sillte automatikun në shtëpi. I thoshte djalit vidh, i thoshte merr armën. Shkatërrohet familja. Ku ka më familje më pas? Sepse ai nuk të pyet më”, u shpreh Malaj.

Të fundit