Flash News

POLITIKOFF

"Kam punuar tek Ora", Einxhel Shkira u ngatërrua por në fakt ajo nuk gënjeu për emisionin

"Kam punuar tek Ora", Einxhel Shkira u ngatërrua por në fakt

Lapsusi i Einxhel Shkirës që shkaktoi mllef tek gazetarë dhe kolegë të saj!

Një deklarate e Einxhel Shkirës në "Big Brother Vip Albania" ka bërë që të ketë reagime të shumta në rrjet, pasi ajo tha që ka punuar në Ora News për 4 muaj dhe më pas emisioni u ndërpre për shkak të Covid-19.

Gazetarë dhe moderatorë të shumtë por dhe miq të vëllezërve Veshaj kanë reaguar me tone të ashpra duke e quajtur gënjeshtare Einxhel Shkirën për deklaratën që ajo bëri.

Në fakt Einxhel nuk ka gënjyer. Është e vërtetë që ajo ka nisur një punë që u ndërpre për shkak të Covid-19 por jo në Ora News por në ABC News. Emisioni mbante titullin "Pressing" dhe ajo bashkëprezantonte me Gert Çarçanin. Ky emision zgjati 4 muaj dhe më pas u ndërpre për shkak të shpërthimit të Covid -19, ashtu siç u mbyllën shumë emsiione të tjera në televizione të tjera.

Me siguri ky ka qenë një laspus i Einxhelit, pasi duhet të kuptojmë dhe presionin në të cilin ndodhen namorët dhe duke qenë se të dy televizionet janë me fokus lajmet, kjo mund të ketë bërë që të ketë bërë këtë ngatërresë kur në fakt ajo ishte e përfshirë dhe në një debat të fortë me Donaldin me një ngarkesë të madhe psikologjike dhe emocionale.

Të fundit