Flash News

POLITIKOFF

"Kam vdekur dhe u ringjalla pas saj", Yll Limani rrëfen periudhën e vështirë gjatë Covid-19

"Kam vdekur dhe u ringjalla pas saj", Yll Limani rrëfen

Këngëtari Yll Limani ka rrëfyer periudhën e tij të vështirë pas pandemisë Covid-19. Ai është shprehur se gjatë asaj kohe “ka vdekur” dhe është ringjallur pas pandemisë.

Me këtë Ylli nënkuptoi mungesën e projekteve muzikore dhe koncerteve. Limani tha se pyeste veten kush ishte ai në një kohë që gjithçka kishte ndaluar.

“Jeta ime u nda para pandemisë dhe pas pandemisë. Unë “kam vdekur” në pandemi dhe u ringjalla pas saj. Ishte një periudhë thyerjeje! Ulesha në tavolinë dhe mendoja: Kush jam unë tani që nuk këndoj, nuk kam projekte, fitime, xhirime..

Megjithatë, ai dha edhe mesazhe pozitive, duke thënë se asnjëherë nuk ndihet i përmbushur nga paratë dhe postimet në rrjetet sociale, që i quan vetëm një shkëlqim i përkohshëm”, tha këngëtari.

Të fundit