Flash News

POLITIKOFF

Kanceri i merr jetën në moshë të re volejbollistes braziliane Ana Paula Borgo

Kanceri i merr jetën në moshë të re volejbollistes

Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare Ana Paula Borgo, volejbollistja braziliane që veshi fanellën e Bergamos në sezonin 2021/22. Ana kishte dalë në pension në shtator të vitit 2022 pasi zbuloi kancerin në stomak që ishte fatal për të. Gjatë karrierës së saj, Borgo debutoi edhe në kombëtaren e Brazilit në vitin 2019. Ndërkaq, me anë të një deklarate klubi Orobic tha se:

"Një ditë e trishtë, një dhimbje e madhe. Duam të të kujtojmë gjithmonë të buzëqeshur, të palodhur, pozitive."

Luna Cicola, ish-shoqja e skuadrës tha se:

"Përshëndetje Ana, ishte një nder të luaja dhe të përjetoja atë që do të ishte viti yt i fundit. Shpresoj që kudo që të jesh, zoti të jetë me ty, siç ke dëshiruar gjithmonë."

Kanceri i merr jetën në moshë të re volejbollistes

Të fundit