Flash News

POLITIKOFF

Kanye i lutet publikisht të rikthehen bashkë, por Kim Kardashian nuk ka më asnjë interes për të

Kanye i lutet publikisht të rikthehen bashkë, por Kim Kardashian nuk

Kim Kardashian thotë se nuk ka "mundësi" për të shpëtuar martesën me Kanye West

Kim Kardashian e bëri të qartë se nuk është e interesuar të pajtohet me ish-bashkëshortin  dhe babanë e katër fëmijëve të saj, me Kanye West. Dhe kjo vëerehet qartë në dokumentet që kërkojnë ndryshimin e statusit martesor.

Kim Kardashian është gati të vazhdojë jetën e saj për mirë.

Kanye i lutet publikisht të rikthehen bashkë, por Kim Kardashian nuk

Në dokumentet e reja gjyqësore të siguruara nga "E!News", avokati i Kim Kardashian, deklaron se ajo "nuk ka dëshirë të pajtohet" me Kanye West, i cili ka deklaruar publikisht se dëshiron të rregullojë marrëdhënien e tyre.

“Dallimet e papajtueshme kanë çuar në prishjen e pandreqshme të martesës dhe nuk ka mundësi për të shpëtuar martesën me këshillim apo mjete të tjera”, thuhet në dokumente. "Ruajtja e vazhdueshme e statusit teknik martesor midis [Kim] dhe [Ye] (emri i ri i Kanye West) nuk shërben për asnjë qëllim të dobishëm dhe nuk ka asnjë arsye për të ruajtur marrëdhënien ligjore."

Sipas dokumenteve, Kim i kërkon gjykatës që ta shpallë atë ligjërisht beqare, sepse Kanye dhe avokatët e tij nuk kanë qenë "të papërgjegjshëm" ndaj përpjekjeve të saj për "të çuar përpara këtë çështje drejt një zgjidhjeje të shpejtë dhe miqësore".

Ylli 41-vjeçar fillimisht bëri kërkesë për divorc në shkurt të këtij viti. Lajmet në atë kohë thonin se "Ata janë shoqëruar/parë për hir të fëmijëve, por kanë jetuar të ndarë. Kim e di se martesa ka marrë fund."

Në muajt pasi Kim paraqiti kërkesën për divorc, ajo dhe Kanye u bënë gjithnjë e më të përzemërt. Kim dhe katër fëmijët e tyre u shfaqën në koncertet e tij "Donda", ndërsa Kanye e mbështeti Kim-in ndërsa ajo përgatitej të priste Saturday Night Live.

Megjithatë, një burim i veçantë i afërt me yllin e realitetit tha së fundmi për "E! News" se Kim, e cila është në lidhje me Pete Davidson, nuk është e interesuar të rindez romancën e saj me reperin Kanye. Sipas burimeve të brendshme, Kim "u përpoq për një kohë të gjatë" për ta bërë martesën e tyre të funksiononte.

Një burim i tretë shtoi: "Nuk ka asnjë shans për pajtim në këtë pikë."

Të fundit