Flash News

POLITIKOFF

Kanye West lidhet me Julia Fox, reagon për herë të parë Kim Kardashian

Kanye West lidhet me Julia Fox, reagon për herë të parë Kim

Kim Kardashian dhe Kanye West, pavarësisht se i kanë dhënë fund martesës së tyre, ende po merren me procedurat e divorcit.

Pavarësisht deklaratave të Kanye-s dhe "lutjeve" për t`u rikthyer bashkë. Megjithatë Kim ka vazhduar romancën e saj me komedianin Pete Davidson.

Pas këtyre ngjarjeve, Kanye mesa duket "u lodh" nga lutjet e vazhdueshme ndaj Kim dhe ka vendosur të nisë një lidhje të re me Julia Fox.

Mediat amerikane kanë shkruar se “Kim ka arritur zyrtarisht atë moment ku ajo e di se nuk ka nevojë për Kanye në jetën e saj, përveç faktit se ai është babai i fëmijëve të tyre. Ajo ka një shkëputje të plotë tani që ka gjetur Pete”, tha një burim.

“Ajo tani e di se si të ecë përpara dhe nuk ka asnjë shans për pajtim, pavarësisht se çfarë dëshiron apo synon të bëjë Kanye për ta rifituar atë.”

“Kim ndihet mirë që Kanye ka gjetur dikë që e bën atë kaq të lumtur”, tha një tjetër burim i brendshëm i Kardashianeve.

Të fundit