Flash News

POLITIKOFF

Kanye West nuk dorëzohet pavarësisht refuzimit të saj, reperi blen shtëpinë miliona dollarësh afër Kim Kardashian

Kanye West nuk dorëzohet pavarësisht refuzimit të saj, reperi

Kanye West dhe Kim Kardashian do të jenë fqinjë. Ish-çifti mund të jetë duke u divorcuar, por Kanye thuhet se e bleu shtëpinë shumë afër ish-it të tij. Sipas Daily Mail dhe Dirt, Kanye shpenzoi 4.5 milionë dollarë në një pronë "relativisht modeste" në Hidden Hills, e cila është drejtpërdrejt përballë shtëpisë masive që ai dhe Kim rinovuan. Kjo pronë tani i përket Kim, e cila shpenzoi 23 milionë dollarë për të blerë gjysmën e Kanye-s në tetor.

Kanye West nuk dorëzohet pavarësisht refuzimit të saj, reperi

Duket se Kanye me të vërtetë donte të zotëronte shtëpinë përballë Kim-it sepse ai pagoi 421,000 dollarë mbi çmimin e kërkuar. Natyrisht ia vlente, pasi fakti që Kanye dhe Kim tani do të jetojnë përballë njëri-tjetrit, e bën ndarjen e kujdestarisë shumë më të lehtë për rutinën e fëmijëve të tyre.

Kanye West nuk dorëzohet pavarësisht refuzimit të saj, reperi

Kujtojmë se gjatë muajit nëntor, teksa ai dhuronte ushqime për Ditën e Falënderimeve, West bëri një njoftim të befasishëm për turmën lokale – duke thënë se ai kishte në plan të “bashkonte familjen e tij” dhe të rifillonte një marrëdhënie me gruan e tij Kim Kardashian.  Ai gjithashtu i është lutur publikisht Kim-it që të rikthehen bashkë por kjo e fundit duket që e ka mbyllur kapitullin me ish-bashkëshortin pasi po vazhdon e qetë lidhjen e saj me komedianin Pete Davidson.

Të fundit