Flash News

POLITIKOFF

Kanye West rrëfën tradhtinë ndaj Kim Kardashian përmes albumit të tij të ri

Kanye West rrëfën tradhtinë ndaj Kim Kardashian përmes

Kanye West ka nxitur thashethemet se ai tradhtoi Kim Kardashian pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë. "Paige Six" raporton se teksti i reperit në këngën “Hurricane” jep disa detaje të tradhtisë së tij gjatë martesës.

“Dhe ja ku jam unë duke u sjellë si shumë pasanik
Ja ku jam me një vajzë të re
Dhe unë e di të vërtetën
Akoma po luaj edhe pas dy fëmijëve
Është shumë për ta tretur kur jeta është gjithnjë në lëvizje” -
këndon reperi në albumin e tij të ri “Donda”.

“Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që ai bëri gabim dhe merr përgjegjësi për prishjen e martesës së tyre,” tha një burim për kuptimin e mundshëm të këngës.

Kanye West rrëfën tradhtinë ndaj Kim Kardashian përmes

Një tjetër ka thënë për PageSix se “vajza e re” e përmendur në tekstet e Hurricane nuk i është drejtuar supermodeles ruse Irina Shayk, nga e cila thuhet se u nda nga muaji i kaluar.

Burimi: Paige Six

Të fundit