Flash News

POLITIKOFF

Kapiteni i kombëtares angleze së shpejti baba për herë të katërt

Kapiteni i kombëtares angleze së shpejti baba për herë

Futbollisti i njohur anglez Harry Kane ka njoftuar se është në pritje të fëmijës së katër me gruan e tij, Katie Goodland. Në postimin në Instagram është edhe një video e shkurtër, në të cilën është xhiruar momenti duke bërë ultratingullin. Ndërkaq, sulmuesi i Tottenham Hotspur i ka pyetur 14 milionë ndjekësit e tij se cila do të jetë gjinia e fëmijës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Harry Kane (@harrykane)

Po ashtu, i ka treguar edhe përgjigjet e fëmijëve të tij kur i ka pyetur: “Çfarë mund të jetë?”. Dy vajzat, Vivi dhe Ivy, kanë zgjedhur dy gjini të ndryshme, vajzë dhe djalë, ndërsa djali Louis në mënyrë të pafajshme ka thënë se është ‘një makinë’. Në komente kanë reaguar fansat, kolegët dhe klubi i tij, duke e uruar për lajmin e gëzuar.

Të fundit