Flash News

POLITIKOFF

Karim Benzema shpallet “Lojtari i Vitit 2021/22” nga UEFA

Karim Benzema shpallet “Lojtari i Vitit 2021/22” nga UEFA

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, ka fituar çmimin “Lojtari i Vitit 2022” nga UEFA pas sezonit të tij të suksesshëm 2021-2022, ku ai fitoi titullin e Ligës së Kampionëve së bashku me skuadrën.

Benzema shënoi 15 gola dhe dha 1 asist në 12 ndeshjet që luajti për Madridin gjatë edicionit 2021-2022 të Champions League. Sulmuesi francez ishte lojtari më i mirë i skuadrës që pushtoi titullin evropian.

Sulmuesi është pretendenti kryesor për Topin e Artë 2022 ceremonia e të cilit do të mbahet në tetor.

Edhe Real Madridi arriti të ketë një sezon mjaft të suksesshëm, duke fituar La Ligën në modë dominuese, ndërsa shkëlqeu edhe në Champions League.

Të fundit