Flash News

POLITIKOFF

Kastro Zizo zbulon se do të largohet në SHBA për 'projektin e jetës'

Kastro Zizo zbulon se do të largohet në SHBA për 'projektin

Javën e kaluar, në spektaklin “Dance Albania”, u tha se Kastro Zizo së shpejti do të shkojë në SHBA, por nuk u zbulua shumë nga projekti i madh që do ta detyrojë atë të lërë Shqipërinë.

Megjithatë, duket se gjërat po bëhen më konkrete për Kastron. As gjatë mbrëmjes së sotme ai nuk dha shume detaje, por zbuloi se këtë javë ka bërë një vizitë paraprake në Nju-Jork, për të testuar terrenin dhe për të bërë gati atë që ai e quan “projektin e jetës”.

"Për pak kohë do të shkoj në Amerikë, ky është plani. Jam në mesin e një projekti shumë të madh mediatik. Kaq mund të them", -u shpreh ai, duke mos preferuar të flasë më shumë, por duke shtuar: "Kryesisht shqiptarët nuk të urojnë më të mirën kur një person tjetër bëhet mirë dhe kështu, për syrin e keq, nuk doja akumulim energjish që mund të më ndalonte projektin. Mund të ngjajë budallallëk, por kështu e mendoj. Me rëndësi është që kur të flasin faktet është më mirë sesa fjalët e tepërta."

Dhe për faktin që s'ka qenë në Shqipëri këtë javë, Kastro kërkoi të mos gjykohet shumë, sepse pjesën më të madhe të provave i ka bërë nga interneti.

Të fundit