Flash News

POLITIKOFF

Kate Middleton i bën homazh stilit mahnitës të Princeshës Diana në tapetin e kuq të James Bond

Kate Middleton i bën homazh stilit mahnitës të Princeshës

Të gjithë sytë ishin drejtuar tek Dukesha mahnitëse të Kembrixhit në premierën e filmit të "James Bond: No Time to Die". Premiera u mbajt të martën në mbrëmje, ndërsa ajo i mahniti fansat mbretërorë me një fustan ari të mrekullueshëm nga 'Jenny Packham'.

Kate Middleton i bën homazh stilit mahnitës të Princeshës

Ndërsa Dukesha Kate zbriti në tapetin e kuq së bashku me Princin Ëilliam, nuk mund të mos vërehej ngjashmëria midis fustanit vezullues të Kate dhe veshjes që Princesha Diana kishte veshur 1985 në premierën e "Bond: A View to a Kill".

Kate Middleton i bën homazh stilit mahnitës të Princeshës

Veshja me porosi e Kate kishte një ngjashmëri të çuditshme me fustanin metalik të Princeshës Diana, i veshur tre dekada më parë. E stiluar me stileto metalike dhe vathë elegant të artë, Dukesha e përsosur solli edhe njëherë një look të ngjashëm me vjehrrën e saj të ndjerë dhe kjo gjë i pëlqen shumë fansave mbretërorë, sa herë i kushtohen homazhe nga Kate apo Meghan, përmes stilit të tyre.

Të fundit