Flash News

POLITIKOFF

Kelly Price figuronte e zhdukur, reagon këngëtarja: Jam në luftë me Covid-19

Kelly Price figuronte e zhdukur, reagon këngëtarja: Jam në

Kelly Price ka treguar se arsyeja e "zhdukjes" së saj, që ka shqetësuar dhe fansat pasi nuk ishte aspak aktive, ka qenë pikërisht Covid-19, prej të cilit gati ka humbur jetën.

Këngëtarja e njohur e nominuar me "Grammy", ka thënë në një intervistë për TMZ se për një moment e humbën:

“Në një moment, ata më humbën. U zgjova disa ditë më vonë dhe gjëja e parë që mbaj mend është ekipi i mjekëve që po qëndronin rreth meje dhe më pyesin nëse e dija se cili vit ishte."

Kelly Price figuronte e zhdukur, reagon këngëtarja: Jam në

Ndërsa në një postim në Instagram, këngëtarja ka shkruar se:

“Unë jam duke ndjekur urdhrat e doktorit tim. Jam në karantinë dhe ndjehem vërtet e lodhur. Dhimbje koke, por nuk jam në spital. Jam mirënjohëse të gjithëve dhe pres që të shërohem sa më shpejtë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kelly Price (@mskellyprice)

Këngëtarja figuronte e zhdukur sipas The Atlanta Journal-Constitution, pais nuk kishte kontaktuar asnjë nga familjarët e saj. Motra e Price, Shanrae Price, doli në publik me një lutje që ajo të kontaktonte anëtarët e familjes në fjalë në mënyrë që ata ta shihnin fizikisht.

Avokati i këngëtares, Monica Eëing, u tha mediave se Price nuk ishte zhdukur, por thjesht po shërohej. Kelly tha se doli nga spitali me një bombël oksigjeni me vete për shkak të mungesës së shtretërve, ndërsa për katër javët e ardhshme ajo kishte pasur mjekë dhe infermierë që kryenin vizitat në shtëpi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kelly Price (@mskellyprice)

Të fundit