Flash News

POLITIKOFF

Këngëtari serb Goran Bregovic i ftuar në Korçë, Besa: Bojkotojeni

Këngëtari serb Goran Bregovic i ftuar në Korçë, Besa:

Festa e Birrës rikthehet edhe këtë vit në Korçe dhe do të zhvillohet në datat 18-22 gusht! Mes të ftuarve është dhe këngëtari serb Goran Bregovic. Lajmi është konfirmuar nga vetë organizatorët e festivalit, të cilët e konsiderojnë Bregovic si të ftuar special të natës finale.

Veç artistëve shqiptarë, DJ dhe grupeve më të njohura muzikore në Shqipëri, atmosfera do të kulmojë në natën finale me performancën e këngëtarit Goran Bregovic”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Lajmi nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët e Kosovës, të cilët e konsiderojnë këngëtarin si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës. Bregovic ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Nga ana tjetër, këngëtarja Besa është revoltuar po ashtu duke bërë thirrje që të bojkotohet.

Ai është një artist i mirë por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni. Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan ajo.

Këngëtari serb Goran Bregovic i ftuar në Korçë, Besa:

Vesa Luma po ashtu ka reaguar duke thënë ndër të tjera:

“Pavarësisht çfarë artisti është, vetëm pak respekt duam ne për dhimbjen tonë që ky e ka frymëzu me muzikën e tij”.

Këngëtari serb Goran Bregovic i ftuar në Korçë, Besa:

 

Të fundit