Flash News

POLITIKOFF

Këngëtari serb në “Festën e Birrës”? Reagon Bashkia e Korçës: Nuk është aprovuar ende, çështja po trajtohet politikisht

Këngëtari serb në “Festën e Birrës”? Reagon

Lajmi se këngëtari serb, Goran Bregoiviç, do të këndojë para publikut shqiptar në “Festën e Birrës” në Korçë, ngjalli shumë reagime nga këngëtarët shqiptarë, të cilët u shprehën kundër vendimit të organizatorëve.

Bashkia e Korçës ka reaguar për herë të parë lidhur me zhurmën që është krijuar pas lajmit të pjesëmarrjes së këngëtarit serb në event.

Në një prononcim për Gazeta Express, Larisa Katundi nga zyra për median në Bashkinë e Korçës, tha se këngëtarët propozohen nga një kompani e cila merret gjithashtu me organzimin e eventit, por aprovimi vjen nga bashkia.

“Bashkia është organizatorja e festës së birrës, pjesa e kontraktimit të këngëtarëve është një marrëveshje që kemi me një kompani e cila na sugjeron se cilët këngëtarë mund të marrim. Patjetër, aprovimi kalon nga Bashkia, por këngëtarët propozohen, pra pjesa e organizimit të shoë-it, propozohet nga një kompani e kontraktuar. Ne faktikisht akoma nuk e kemi promovuar dhe nuk kemi nxjerrë materiale promocionale sa i takon kësaj pike. Nuk e kemi aprovuar akoma. Varet prej nesh”, është shprehur Katundi.

Ajo shton se personat përgjegjës të cilët merren me menaxhimin e festës nuk kanë dhënë ende një sinjal nëse këngëtari serb Bregoviç do të jetë ose jo prezent.

“Nuk e di të them të drejtën, sepse organizatorët e festës e dinë këtë gjë dhe normalisht duhet pyetur ata që e menaxhojnë festën, unë merrem vetëm me pjesën e promocionit, kështu që nuk e di, akoma nuk na kanë dhënë ndonjë sinjal nëse do të jetë apo jo”, ka deklaruar ajo.

Ktaundi shtoi se çvështja po shihet më shumë nga këndvështrimi politik se sa nga ai artistik, pasi Festa e Birrës është një festë që nuk ka lidhje me politikën. Ajo shtoi se Bregoviç nuk është hera e parë që këndon përballë publikut shqiptar, pasi në vitin 2006 performoi në një koncert në Tiranë.

“I kam lexuar portalet dhe e di që në fakt është kontestuar dhe është diskutuar shumë kjo pjesë. Por nuk është hera e parë që ai vjen, sepse ai ka bërë dhe një koncert në vitin 2006 në Tiranë, kështu që nuk është hera e parë që ai po vjen në Shqipëri, dhe jo vetëm në Shqipëri por në gjithë botën ka qenë. E di që është kontestuar kjo, e di që është diskutuar, por besoj se trajtohet më shumë politikisht sesa artistikisht, në fund të fundit Festa e Birrës është një festë që nuk ka lidhje me politikën, është art dhe nuk është se ka lidhje me respektimin e politikave”, ka deklaruar Katundi.

Këngëtari serb Goran Bregoviç u cilësua si frymëzues për ushtrinë serbe me këngën e tij “Kallashnikov”. Reagimet

 

Të fundit