Flash News

POLITIKOFF

Këngëtari shqiptar zgjidhet sërish për të përfaqësuar Zvicrën në Eurovizion

Këngëtari shqiptar zgjidhet sërish për të

Njihet me emrin e artit "Gjon`s Tears" por emri i tij real është Gjon Muharremaj dhe është zgjedhur sërish si këngëtari që do përfaqësojë Zvicrën në Eurovizion.

Ai vitin e kaluar pati privilegjin të përfaqësonte Zvicrën me këngën ‘Repondez-moi’ në Holandë, por nuk arriti dot për shkak të anulimit të eventit si pasojë e pandemisë së Covid-19.

Edhe këtë vit, Eurovizioni do të zhvillohet në kushte të veçanta - si kurrë më parë, por këngëtarët do të kenë mundësinë të konkurrojnë.

Sot është njoftuar se ai është përzgjedhur sërish të përfaqësojë Zvicrën në Eurovision me këngën “Tout l’univers”.

Të fundit