Flash News

POLITIKOFF

Këngëtari Tiziano Ferro dhe bashkëshorti i tij prezantojnë për herë të parë fëmijët e tyre

Këngëtari Tiziano Ferro dhe bashkëshorti i tij prezantojnë

Këngëtari i njohur italian Tiziano Ferro ka prezantuar për herë të parë më bashkëshortin e tij, fëmijët e tyre. Përmes një fotoje bardh e zi që Tiziano dhe Victor kanë publikuar, ata prezantojnë dhe fëmijët e tyre Margherita dhe Andres.

Artisti 42-vjeçar shprehet se ndihet njeriu më i lumtur në botë, por kërkon nga fansat dhe mediat, që të respektojnë privatësinë e fëmijëve të tij.

 “Dy telefonata më kanë bërë njeriun më të lumtur në botë. Të parën e mora para disa muajsh. Nga pas receptorit u dëgjua një zë: ‘Është vajzë’, kurse e dyta erdhi disa javë më vonë. Kësaj here ishte djalë. Jam bërë baba dhe dua t’ju njoh me dy mrekullitë tona, 9 dhe 4 muajsh. Margherita dhe Andres, jeta juaj sapo ka nisur dhe bashkë me të edhe e jona. Për mua dhe Victori-n, ky është një nder shumë i madh, një përvojë e jashtëzakonshme që do ta përballojmë me dashuri, vëmendje, butësi dhe përkushtim. E kuptojmë dhe e pranojmë kuriozitetin që mbretëron rreth nesh, por ju kërkojmë të respektoni privatësinë e Margherita-s dhe Andres-it. Ne do të kujdesemi për fëmijët tanë, do t’i mbrojmë dhe do të ruajmë intimitetin e tyre. Do të jetë në dorën e tyre të vendosin “kur” dhe mbi të gjitha “nëse”, do të duan të ndajnë historinë e tyre. U takon të dinë të vërtetën përpara se kushdo tjetër, është një e drejtë e padiskutueshme. Faleminderit për dashurinë dhe mirëkuptimin që keni treguar. Ju duam shumë! T, V, M, A”, ka shkruar Tiziano Ferro, krahas fotos me bashkëshortin e tij dhe dy fëmijët e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tiziano Ferro (@tizianoferro)

Të fundit