Flash News

POLITIKOFF

Këngëtarja Gjira Kajtazi tregon se si u bë dëshmitare e dhunës së vajzave në Prishtinë

Këngëtarja Gjira Kajtazi tregon se si u bë dëshmitare e

Rasti tragjik i një vajze 18-vjeçare në Ferizaj - e cila humbi jetën nga dhuna prej bashkëjetuesit të saj - ka ngjallur reagim shumë të madh në rrjetet sociale. Pjesë e këtyre reagimeve janë bërë edhe figura të njohura të ekranit, siç edhe këngëtarja Gjira Kajtazi.

Gjira ka vendosur të tregojë një histori shumë personale të sajën, për të cilën fatkeqësisht është ndjerë e pafuqishme të reagojë.

“Isha dëshmitare e dhunës. Disa herë në rrugët e Prishtinës kam pa raste ku tipi e shtin në qosh femrën që e do kaq fort dhe i mëshojke sa mujke. Çfarë sikleti me e pa e mos me e ditë qysh me ndihmu. U sillsha poshtë e lartë, e kur erdh taksisti e pyeta: A kishe mujt me më ndihmu me insistu. As që e mendoi çka thashë e po përgjigjet: hajt motra jem se ku me e ditë çka ka bo ajo,"- thotë ndër rreshta në reagimin e saj.

Historinë e plotë e keni më poshtë:

Këngëtarja Gjira Kajtazi tregon se si u bë dëshmitare e

Të fundit