Flash News

POLITIKOFF

Këngëtarja serbe blen mijëra euro këngën e Ronela Hajatit

Këngëtarja serbe blen mijëra euro këngën e Ronela

Këngëtarja e njohur serbe, Tea Tairovic ka publikuar së fundmi albumin e ri me titull “Balkanija”.

Ky album ka marrë miliona klikime dhe është pëlqyer nga audienca serbe, por ajo që bie në sy është një nga këngët e këtij albumi.

Media serbe "Kurir" shkruan se kënga me titull “Dubai” kënduar nga artistja serbe, është cover i projektit “Leje” të Ronela Hajatit, e cila numëron rreth 7 milionë klikime.

Më tej, në artikullin e shkruar nga Kurir, sipas burimeve të tyre, thuhet se Tea ka paguar deri në 10 mijë euro për këtë këngë, aq sa ka dhënë për hitin “Hajde” të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë. 

Të fundit