Flash News

POLITIKOFF

Këngëtarja thirrje Ramës: Na lër të punojmë ose do vijmë të të këndojmë në Surrel

Këngëtarja thirrje Ramës: Na lër të punojmë ose do

Artistët kanë kundërshtuar shpesh masat që qeveria ka vendosur për të parandaluar përhapjen e pandemisë, por që penalizojnë punën e tyre.

Duke komentuar masat e reja ndaj covid-19, këngëtarja Rovena Stefa i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të lejojë edhe këngëtarët të punojnë njësoj si të tjerët duke zbatuar protokollet e përcaktuara nga autoritetet.

Duke ironizuar deklaratat e kryeministrit, Stefa tha për " Ftesë në 5" se nëse artistët nuk lejohen të rinisin punën, ata  do t’i shkojnë Ramës në Surrel dhe do t’i këndojë në vend të këndesit.

Të na lejojë të këndojmë se ndryshe ne do të bëhemi një grup do të shkojmë në Surrel, sepse jam e bindur se ai i thotë qenve pusho andej e këndej dhe këndesëve ua ka mbyllur zërin.

Kështu që do të shkojmë ne në vend të këndesit dhe do ta zgjojmë çdo mëngjes. E more vesh zoti kryeministër,” tha Stefa.

 

Të fundit