Flash News

POLITIKOFF

Keni probleme me gjumin? Me këto “marifete” i thoni “lamtumirë” pagjumësisë

Keni probleme me gjumin? Me këto “marifete” i thoni

Shumica prej nesh e ka shumë të vështirë të mbajë një regjim të caktuar gjumi. Ndonjëherë për shkak të punës, herë për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore ose edhe për shkak të përdorimit të celularit pak para se të shtrihemi në shtrat.

Megjithatë gjithmonë ka një zgjidhje për gjithçka. Më poshtë do të gjeni disa ‘sekrete’ që do t’iu ndihmojnë t’i thoni”lamtumirë” pagjumësisë.

Hapat që duhet të ndiqni:

1. Relaksoni muskujt në fytyrën tuaj, duke përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt rreth syve.

2. Lëshojini shpatullat tuaja, çlirojini nga tensioni fillimisht shpatullat e më pas krahun e parakrahun.

3. Merrni frymë duke relaksuar gjoksin, më pas kofshët e deri poshtë te këmbët.

4. Kaloni 10 sekonda duke pastruar mendjen dhe filloni të mendoni një nga tre imazhet e mëposhtme; jeni shtrirë në një kanoe, në një liqen të qetë dhe mbi ju s’ka asgjë përveç qiellit blu dhe të pastër. Jeni të shtrirë në nëj hamak të kadiftë, në një thomë të errët ku nuk hyn asnjë fije drite. Ose thoni për rreth 10 sekonda “mos mendo, mos mendo, mos mendo”.

Duket shumë e thjeshtë por ky marifet thuhet se funksionon te 96% e njerëzve pas disa javësh praktikë. Nëse e perfeksiononi këtë teknikë, s’do të keni kurrë më probleme me gjumin.

 

Të fundit