Flash News

POLITIKOFF

Kërkon falje publike blogeri që shpërndau thashethemin se A$AP Rocky e tradhtoi Rihanna-n

Kërkon falje publike blogeri që shpërndau thashethemin se  A$AP

Javën që lamë pas, një prej lajmeve më të komentuara ishte "tradhtia që A$AP Rocky i kishte bërë Rihannës". 

Kujtojmë se dyshja presin fëmijën e tyre të parë.

TMZ dhe Page Six, duke cituar disa burime anonime të afërta me çiftin, i mbyllën shpejt thashethemet, të cilat filluan nga një postim në Twitter nga një shkrimtar, i cili është quajtur si “Ndikuesi më i çrregullt i modës në Instagram” nga revista Intervieë.

Pas një reagimit të stilistes, me të cilen supozohej që reperi kishte tradhtuar Rihannën, e cila hodhi poshtë të gjitha thashethemet dhe shprehu adhurimin për këngëtaren, blogeri që ishte i pari që përhapi këtë lajm të pavërtetë, ka kërkuar falje publike.

 “Mbrëmë mora një vendim budalla për të postuar disa informacione që kisha marrë”, shkroi Pisano. “Unë nuk do të flas për burimet, nuk do të fajësoj të tjerët për një diskutim që filloi, etj, sepse në fund të ditës mora vendimin për ta shkruar atë postim, që mban emrin tim”, duke shtuar, “Unë do të doja t’u kërkoja falje zyrtarisht të gjitha palëve që përfshiva në veprimet e mia dhe për postimet e mia të pamatura në Twitter. Nuk kam asnjë justifikim për këtë, kam qenë shumë i përfshirë në dramën e krijuar.”

Të fundit