Flash News

POLITIKOFF

Këta janë 25 finalistët e "Eurovizion 2022"

Këta janë 25 finalistët e "Eurovizion 2022"

Ka përfunduar mbrëmë edhe nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovizion dhe tashmë dihen 25 finalistët e këtij edicioni, i cili ka qenë një surprizë.

Në gjysmëfinalen e parë u kualifikuan 10 vende: Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda.

Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjika, Çekia, Estonia, Finlanda, Polonia, Rumania, Serbia dhe Suedia.

Ndërsa pesë shtetet si: Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale. Këto shtete do të garojnë në finalen e 14 majit që do të mbahet në Torino.

Në gjysmëfinale ka garuar edhe Shqipëria me këngëtaren Ronela Hajati, por që nuk ka arritur ta prek finalen e Eurovizion 2022, pavarësisht se është një nga këngët më të komentuara dhe ndër të preferuarat e publikut. Këtë vit ka pasur shumë kundërshti dhe reagim publik pasi shtete me këngë shumë të mira dhe të dashura për publikun, janë lënë jashtë finales dhe kanë kaluar disa shtete të tjera cilat nuk kanë qenë favorite.

Të fundit