Flash News

POLITIKOFF

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II është totalisht një "garipe"

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Nga shërbimi si mekanike dhe shofere kamioni në Luftën e Dytë Botërore, tek filmi i James Bond, Mbretëresha Elizabeth II është padyshim një "vajzë e keqe" (shpjegim:me konotacion pozitiv. Garipe).

Disa nga momentet e saj historike të publikuara në Bazaar:

1939

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Kur shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, Elizabeth, atëherë ishte një vajzë e vogël, iu lut babait të saj që ta lejonte atë të bashkohej me përpjekjet e luftës, megjithëse ishte shumë e re për t'u regjistruar.

1940

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Më parë, trashëgimtarët britanikë nuk ndoqën shkollën fillore zyrtare. Në vend të kësaj, Elizabeth dhe motra e saj, Princesha Margaret, u mësuan nën tutorë në pallat.

1944

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Më herët (shumë vit më parë)-Princesha Elizabeth që punonte si mekanike kamionësh gjatë Luftës së Dytë Botërore.

1945

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Princesha punoi për Shërbimin Territorial Ndihmës të Grave si mekanike dhe shofer kamioni; këtu, ajo është fotografuar me uniformën e saj.

1947

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Princesha Elizabeth dhe Duka i Edinburgut në ditën e martesës së tyre; ai nuk ishte zgjedhja e parë e familjes së saj, por gjithsesi ajo u martua me të.

1947

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Të sapomartuarit në muajin e mjaltit në vilën e Earl Mountbatten (xhaxhait të Filipit); Elizabeth, sipas këshillës së Winston Churchill, famshëm nuk e mori mbiemrin e Filipit.

1947

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Princesha Elizabeth (majtas) shikon prindërit e saj që marrin pjesë në xhirime gjatë një udhëtimi në Afrikën e Jugut.

1953

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Pas vdekjes së papritur të babait të saj më 2 shkurt 1952, Elizabeth u ngjit në fron në moshën 25 vjeçare. Ajo mbajti emrin e saj, Elizabeth, si titullin e saj mbretëror. Kurorëzimi i Elizabeth më 2 qershor 1953 ishte i pari që kishte ndodhur ndonjëherë në televizion, me 27 milion njerëz që e shikonin nga e gjithë bota.

1961

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha kalëron një elefant Howdah (fron) gjatë një gjueti tigri në Meghauli.

1977

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Ajo nuk ka një pasaportë, pasi të gjitha pasaportat britanike shpërndahen në emrin e saj. Këtu, Mbretëresha është fotografuar duke hipur në një aeroplan në Fixhi.

Vitet 1980

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Gjatë " Trooping the Colour" në 1981, një djalë 17-vjeçar gjuajti bosh në Mbretëreshën Elizabeth ndërsa ajo po hipte mbi kalë. Sidoqoftë, ajo vazhdoi dhe përfundoi paradën.

1993

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha duke qëlluar nga një automatik. (kjo foto nuk ka datë).

2002

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha duke shijuar një koktej gin të përzier me një verë të fortifikuar - Dubonnet. Thuhet gjithashtu se Mbretëresha e përfundon ditën e saj me një filxhan  shampanjë.

2009

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth zotëron të gjithë mjellmat (e pa-kërkuar si kërkesë) në Angli dhe Uells falë një ligji mesjetar që ruajti delikatesën e atëhershme për mbretërit. Ata mjellma numërohen çdo vit. Këtu, Mbretëresha është fotografuar duke marrë pjesë në një "Swan Upping".

2012

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Për Ceremoninë e Hapjes së Lojërave Olimpike në Londër, Mbretëresha filmoi një pjesë të shkurtër me Daniel Craig si James Bond, gjë që e bëri atë të dukej sikur ajo hidhej me parashutë në arenë.

24 korrik 2014

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Ajo u bë mbretëresha e selfie-ve gjatë Lojërave të Komonuelthit 2014 në Glasgow, kur befasoi dy anëtare të ekipit Australian të hokejve të grave duke dalë në selfien e tyre. "Ahhh Mbretëresha bombardoi selfie-n tonë !!" shkroi  hokeistja Jayde Taylor në Twitter.

2015

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Më 9 shtator 2015, Mbretëresha Elizabeth II u bë monarku britanik më jetëgjatë dhe gruaja që ka qëndruar më gjatë në këtë post. Këtu, Mbretëresha merr pjesë në një banket gjatë një vizite në Berlin. Ajo është gjithashtu kreu i shtetit që ka udhëtuar më shumë, me 261 vizita jashtë shtetit dhe 96 vizita shtetërore në 116 vende (që nga Jubileu i saj i Diamantit në 2012).

2016

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha feston 90 vjetorin e lindjes në Windsor.

2017

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Në moshën 91 vjeçare, Mbretëresha ende nget makinën; në maj 2017, ajo shkaktoi një lum komentesh dhe bëri xhiron e rrjetit kur u fotografua teksa voziste një Jaguar nga kisha për tek shtëpia e saj. Në këtë foto, ajo po drejton Range Rover-in e saj në Royal Windsor Horse Shoë.

2018

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Mos e lër Mbretëreshën të presë. Përpara takimit të saj me Trump në Kalanë Windsor, Madhëria e saj u pa duke kontrolluar orën e saj para mbërritjes së tyre. Twitter e pëlqeu plotësisht këtë gjest duke marrë shumë komente pozitive.

2019

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Në foto këtu, Mbretëresha kalëron kalin e saj në moshën 93 vjeçare.

2019

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Mbretëresha Elizabeth arrin në stacionin hekurudhor të King's Lynn, pasi mori trenin nga London King's Cross, për të filluar pushimin e saj të Krishtlindjes në Sandringham House.

2020

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Monarkja përdor një shami me printe të qenit ndërsa po voziste për të shkuar në pronën e Sandringham, ku ajo ka qëndruar për sezonin e festave. Në sediljen e pasme, qeni i saj shihet duke parë nga dritarja.

5 Prill 2020

Këto foto vërtetojnë se Mbretëresha Elizabeth II

Përmes video-mesazhit, Mbretëresha jep një mesazh mes pandemisë së koronavirusit, duke thënë: "Ne duhet të ngushëllohemi se ndërsa mund të kemi edhe shumë për të duruar, ditë më të mira do të vinë".

 

Të fundit