Flash News

POLITIKOFF

Khloe Kardashian publikon fotot pas operacionit në faqe: Melanoma është vdekjeprurëse

Khloe Kardashian publikon fotot pas operacionit në faqe: Melanoma

Khloe Kardashian ka publikuar një foto pas operacionit që ka kryer për heqjen e tumorit në faqe, i cili rezultoi se ishte melanoma. Kjo u bë e ditur pas shfaqjes së trailerit për sezonin e ardhshëm të Hulu’s ‘The Kardashians’. Khloe ndau imazhe të prerjes së madhe vertikale në fytyrën e saj, ku shihet qepja që iu është bërë. Ajo ka treguar se edhe në moshën 19-vjeçare ka kryer një operacioni për të hequr melanomën në shpinë.

Në tetor të vitit 2022, Khloé u kishte shpjeguar ndjekësve të saj se përse e mbante fashën në fytyrë kur ata filluan ta pyesnin. Ajo pranoi se duhet t’i nënshtrohej “operacionit të menjëhershëm” pasi u kontrollua shenja në faqen e saj, e cila më vonë u zbulua se ishte kanceroze. Në atë kohë, Khloe ishte e lumtur kur tha se rezultatet ishin pozitive e se ajo është në proces shërimi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Khloé Kardashian (@khloekardashian)

“Mami sapo më tha se është melanoma”, ishte fjalia që Khloe i thotë motrës së saj, në një fragment të shkëputur nga episodet e reja të ‘Kardashians’.

“Melanoma është vdekjeprurëse. Ishte shumë më serioze nga sa prisja të ishte”, shton më tej Chloe.

Të fundit