Flash News

POLITIKOFF

"Kini kujdes nga unë", skandal në BBV3, Duro: Kam rrahur gruan

"Kini kujdes nga unë", skandal në BBV3, Duro: Kam rrahur

Një skandal  ka ndodhur pas përfundimit të ‘Prime-t’ mbrëmjen e djeshme në ‘Big Brother VIP 3’.

Banorët teksa po konsumonin darkën, janë hasur në një deklaratë tronditëse nga ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare Klodian Duro, i cili nën efektin e alkoolit, ka pranuar se ka dhunuar bashkëshorten e tij.

Ajo ç'ka e bën më të rëndë është fakti që ish-futbollisti mburrej me faktin që ishte dhunës dhe paralajmëronte banorët  duke iu drejtuar me fjalët:

 “Ruhuni nga unë se kur kam rrahur gruan a e di si më dukeni ju. Po i futa dhe një gotë raki, se kam kohë pa e provuar. E rraha ngaqë më mbante gocën, mbante gocën time”.

Kujtojmë që Klodian Duro është arrestuar më parë nga Policia për dhunë në familje dhe se bashkëshortja e tij është me urdhër mbrojtje.

Të fundit