Flash News

POLITIKOFF

"Kisha gjithçka por më vinte për të qarë", Bieta Sulo tregon për momentet e saj të këqija

"Kisha gjithçka por më vinte për të qarë",

 

Sot në emisionin e pasdites në Top Channel në ‘Ftesë në 5’ u diskutua rreth problemeve me shëndetin mendor.

Të ftuarit kanë ndarë eksperiencat personale dhe ka sugjeruar se si mund të shërohet ankthi, krizat e panikut dhe depresioni. Vetë moderatorja, Bieta Sulo ka treguar një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

Bieta ka treguar se kaloi një moment dobësie gjatë moshës 28-29 vjeçare, ndërkohë që punonte në profesion, kishte pranë njeriun e zemrës dhe çdo gjë tjetër në rregull. Ajo tregoi se mori edhe ilaçe në atë periudhë, ndonëse kontrollet e shumta shëndetësore tregonin se nuk kishte asgjë.

Bieta tregoi se pas 4-5 muajve të vështirë, ishte një ditë e vetme përballë pasqyrës në ashensor që Bieta vendosi të hedhë ilaçet për ta ndryshuar plotësisht gjendjen e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Bieta Sulo ndan një nga periudhat e vështira në jetë: Kisha çdo gjë, por më vinte për të qarë! #ftesënë✋

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on

Të fundit