Flash News

POLITIKOFF

Kitaristi legjendar Carlos Santana humb ndjenjat në skenë gjatë koncertit

Kitaristi legjendar Carlos Santana humb ndjenjat në skenë gjatë

Kitaristi legjendar Carlos Santana ka humbur ndjenjat në skenë gjatë një koncerti në Detroit, Michigan. Personeli mjekësor u kujdes për artistin 74-vjeçar dhe më pas ai u dërgua në urgjencë në një spitali lokal për vëzhgim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ivonne Villaseñor (@metromagazzinprensa)

Santana më vonë shkroi në faqen e tij në Facebook se ai harroi të hante dhe të pinte ujë, dhe për pasojë u dehidratua dhe humbi ndjenjat.

Menaxheri i tij Michael Vrionis tha se muzikanti tani ishte mirë. Megjithatë, ai shtoi se një shfaqje e planifikuar për të mërkurën në Burgettstown, Pensilvani, do të shtyhet për një datë të mëvonshme. Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet që tregojnë Santana-n duke u ndihmuar jashtë skenës në teatrin muzikor të Clarkson's Pine Knob. Në video, ylli përshëndeti audiencën teksa po largohej me një barelë. Përfaqësuesit e tij thanë se shkak ishte bërë “nxehtësia dhe dehidratimi".

Të fundit