Flash News

POLITIKOFF

Kivanç Tatlitug së shpejti baba, mësohet gjinia e bebes

Kivanç Tatlitug së shpejti baba, mësohet gjinia e bebes

Nëntorin e vitit të kaluar, aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug dhe partnerja e tij bënë me dije se do të bëhen prindër për herë të parë. Ata të dy janë martuar 6 vite më parë në parë në Paris, kanë 14 shkurtin, përvjetorin e martesës, por edhe duke zbuluar një surprizë – gjininë e fëmijës që do të vijë së shpejti në jetë: do të jetë djalë.

Në një set fotosh nga Uludag, vendi ku kaluan fundjavën, Basak Dizer zbuloi për herë të parë edhe barkun e rrumbullakosur. Në muajin e 6-të të shtatzënisë, Dizer duket shumë në formë, ndaj edhe ndjekësit nuk ia kanë kursyer komplimentet dhe urimet.

Tatlitug dhe Dizer, në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, kanë treguar se janë shumë të lumtur dhe mezi po presin të kenë në krah djalin e tyre.

Jemi shumë të lumtur. Është një ndjenjë e mrekullueshme. Zoti ua dhëntë të gjithë njerëzve që e dëshirojnë një fëmijë. Le të jetë i shëndetshëm së pari dhe të vijë shëndoshë e mire” – tha Tatlitug.

Kivanç Tatlitug së shpejti baba, mësohet gjinia e bebes

Të fundit