Flash News

POLITIKOFF

Klajdi Haruni e krahason miqësinë e tij me Flori Mumajesin si atë të Ilirit dhe Sabianit

Klajdi Haruni e krahason miqësinë e tij me Flori Mumajesin si atë

Klajdi Haruni ka vendosur t’u përgjigjet ndjekësve të tij të shumtë në llogarinë e tij në Instagram duke realizuar një bisedë virtuale. 

Klajdi Haruni ka bërë një bisedë në rrjetet sociale me fansat, i cili në Instastory shkruan: ‘’Pyesni ça t’ju lindi në zemër’’, duke iu dhënë të drejtë fansave ta pyesin për tematika të ndryshme. 

Një nga ndjekësit e pyet se “si e ke marrëdhënien me Florin’’, dhe Klajdi i dha një përgjigje epike duke publikuar një video të Ilirit dhe Sabianit nga ambientet e BBV ku ky i fundit i thotë Ilirit “ti je 100 mijë euroshi im” - video e cila është bërë virale gjithandej që nga momenti i deklaratës së Ilirit. 

Kujtojmë se Sabiani edhe pas daljes ka vazhduar me përkrahjen e tij të madhe për Ilirin duke treguar kujdes edhe për familjarët e tij. 

Të fundit