Flash News

POLITIKOFF

Klajdi Haruni mund të jetë VIP-i i radhës që do futet në 'Big Brother'

Klajdi Haruni mund të jetë VIP-i i radhës që do futet

Të martën, Sarah Berisha, Einxhel Shkira dhe Beatrix Ramosaj hynë në Big Brother Vip dhe ajo që kuriozoi të gjithë ishte se pse tre vajza dhe asnjë çun.

Mesa duket, banori më i i ri i shtëpisë më të ndjekur të momentit do të jetë artisti Klajdi Haruni.  Përmes një fotoje që këngëtari ka postuar në profilin e tij në Instagram, ka ngritur dyshimet se do jetë pjesë e BBV.

Përmes fotos që ai ka postuar, përshëndet ndjekësit e tij, teksa mbi foto shkruan:

“Mirëmëngjes yje”. 

Dhe në fakt, kështu i përshëndet Arbana Osmani banorët e “Big Brother VIP”, çdo herë që nis komunikimin me ta në spektakël. Nuk dihet ende nëse ky lajm është i vërtetë apo jo por mesa duket Klajdi e ka dhënë ngacmimin e tij. Në rast se ai futet në BBV, aleanca e tij do të jetë shumë e fortë me Fifin, të cilën ai e ka pjesë të studios muzikore.

Klajdi Haruni mund të jetë VIP-i i radhës që do futet

Të fundit