Flash News

POLITIKOFF

Klea Prenga hedh poshtë pretendimet e motrave Berisha: Kamerat tregojnë të vërtetën, do ndjek çdo rrugë ligjore

Klea Prenga hedh poshtë pretendimet e motrave Berisha: Kamerat
Klea Prenga ka reaguar ashpër pas dëshmive të motrave Berisha, Antonela dhe Marinela, në seancën gjyqësore të mbajtur sot në Tiranë.

Pasi Antonela pretendoi se ishte vetë Prenga që provokoi motrën e saj gjatë darkës në një restorant, Prenga ka publikuar një video në Instagram duke mohuar këto pretendime dhe duke theksuar se kamerat e sigurisë do të tregojnë të vërtetën.

Ajo gjithashtu ka theksuar se të dyja motrat Berisha janë në gjyq në Itali për tentativë vrasjeje, dhe ka hedhur poshtë çdo përpjekje për të lehtësuar përgjegjësinë e tyre ligjore duke përdorur faktin që njëra prej tyre është nënë.

Prenga u shpreh qartë se dhuna që i është shkaktuar nuk mund të justifikohet dhe se do të ndjekë çdo rrugë ligjore për të siguruar që drejtësia të triumfojë.

"Kamerat e sigurisë tregojnë qartë të vërtetën. Nuk ka asnjë justifikim për dhunën që më shkaktuan," shkroi Prenga, duke theksuar se motrat Berisha do të duhet të përballen me pasojat e veprimeve të tyre.

Të fundit