Flash News

POLITIKOFF

Kledi flet për gjendjen e Donaldit: Nuk është qetësuar ende

Kledi flet për gjendjen e Donaldit: Nuk është qetësuar ende

Ish-banori i Big Brother Vip, Kledi Hysa ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ndër të tjera ka folur dhe për raportin me Donaldin - i cili duket se mbeti i pasqaruar për shkak të lidhjes që aktori krijoi me Trixën. Ndërkohë Kledi ishte i pari që shprehu pëlqim për Beatrixën, madje ishte ky pëlqim që e penalizoi dhe e eliminoi nga gara.

Vetëm pak ditë më parë, Kledi dhe Donaldi janë takuar për herë të parë pas përfundimit të BBV. Dhe Kledi ka treguar se Donaldi ende nuk është qetësuar - edhe pse po vijon me koncerte.

“Kam ruajtur marrëdhënie me Pm, Elhaidin, Fifin, Arjolën, Sabianin edhe Donaldin e kam takuar. Ditën e shtunë ishim bashkë në Zyrich. Donaldi mirë dukej, por akoma nuk… sepse është ajo vala e madhe pas daljes, edhe unë e kam pasur këtë, akoma nuk është qetësuar. Është me koncerte, Donaldi nuk ka akoma qetësi sepse ai e do qetësine”, ka thënë ai në "Shqipëria Live".

Të fundit