Flash News

POLITIKOFF

Kledi flet për marrëdhënien Donald-Beatrix: Shpresoj mos të zgjasë

Kledi flet për marrëdhënien Donald-Beatrix: Shpresoj mos të

Kledi Hysa është një nga ish-konkurrentët e Big Brother Vip Albania, i cili doli pak kohë më parë. Arsyeja më e madhe pse publiku votoi ta nxirrte Kledin ishte pikërisht fakti që ai shprehu një pëlqim për Beatrix, e cila tha se u ndje e përdorur duke qenë se Kledi ka një lidhje jashtë, e cila siç ishte shprehur dhe ai, ishte e komplikuar.

Prej tre ditësh, rrjeti po bën një zhurmë të madhe lidhur me situatën e krijuar mes Donaldit dhe Beatrixës. Nuk është kuptuar ende nëse është një lojë mes tyre apo me vërtetë po lind diçka.

I ftuar në emisionin e mëngjesit ka qenë Kledi, miku më i ngushtë i Donaldit brenda në shtëpi dhe tha se ai e sheh këtë si lojë por tha se shpreson që kjo të mos zgjasë shumë pasi ka njerëz jashtë që mund të preken dhe lëndohen.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)

Të fundit