Flash News

POLITIKOFF

Kledi Kadiu flet per rrugëtimin e tij si kryetar jurie në “Dancing with the Stars”

Kledi Kadiu flet per rrugëtimin e tij si kryetar jurie në

Një tjetër spektakël do të nisë shumë shpejt dhe bëhet fjalë pikërisht për “Dancing with the Stars”. Ajo që dimë deri më tani është se prezantuesja e këtij sezoni do të jetë Bora Zemani, e cila shfaqet dhe në promon zyrtare. Gjithashtu janë mësuar dhe emrat e konkurrentëve të parë deri më tani, Alban Nimani dhe Sara Hoxha. Ndërkohë ditën e sotme i ftuar në “Wake Up”, Isli Islami konfirmoi gjithashtu që do të jetë një nga konkurrentët.

Nga ana tjetër, është pikërisht Kledi Kadiu i cili do të jetë kryetar jurie në “Dancing with the Stars”. I ftuar mëngjesin e sotëm nëpërmjet një lidhje me Skype për “Wake Up”, Kledi ka treguar dhe ndjesitë e tij në lidhje me këtë impenjim të ri. Si ndihet ai dhe si po e përballon largimin nga shtëpia e tij dhe nga familja?

Rikthimi në Tiranë më ka emocionuar shume, sepse kthehem në shtëpinë time. Ky moment ka qenë tundimi më i vështirë për mua. Unë kam 2 fëmijë, Gabriel që sapo mbuishi 2 vjeç dhe Lea që fillon klasën e parë. Unë kam dhe impenjimet e ma në shkollat e baletit këtu. Por Charlotte e kuptoi këtë situatë dhe më nxiti që të marr pjesë. Mezi po pres të filloj punë dhe të njoh pjesëtarët e tjere të jurisë. Ende nuk i njoh…

Është interesante që sa herë që kthehem në vendin tim kam një emocion të ndryshem, aty kam rrënjët e mia, ish-shokët e mi… Nuk mund ta krahasoj me eksperiencën që kam në Itali sepse kam 32 vjet këtu. Por jam i emocionuar. Është edhe shumë përgjegjësi, sepse publiku shqiptar ka shumë njohuri në kërcim, në valle. Kështu që do jetë pak e vështirë.

Por cili është një projekt tjetër me të cilin Kledi ka në plan të punojë?

Projekti më i rëndëshishëm që e kam shumë përzemër është “Dancing with the stars”. Do dhe pak impenjim sepse është çështje delikate me udhëtimet, por ky është projekti më i rëndësishëm.

Të fundit