Flash News

POLITIKOFF

Kledi tregon se çfarë po ndodh me të dashurën e tij jashtë BBV

Kledi tregon se çfarë po ndodh me të dashurën e tij

Kledi Hysa është banori që u eliminua nga shtëpia Big Brother Vip të premten. Sipas komenteve të ndjekësve të reality-show dhe opinionistëve, një nga arsyet që mund të ketë ndikuar për daljen e tij është fakti që Kledi shprehu pëlqim për Beatriksën teksa jashtë kishte një të dahsur, me të cilën marrëdhënia ishte e komplikuar.

Sot, i ftuar në “Fan Club”, Kledi ka folur rreth “trekëndëshit” dhe të dashurës. Ai u shpreh se shpeshherë nuk arrinte të kontrollonte emocionet e tij. Ndërsa për takimin me Beatrixën, tregoi se u habit nga fakti se ajo e dinte që do të ishte zgjedhja e Kledit.

“Jam njeri që nuk i tregoj shumë emocionet dhe aty nuk e kontrolloja dot veten dhe shpesh herë pyesja “A jam unë ky”. Edhe në shumë show live, më pëlqente se njeriu do ta tregojë emocionin. Çdo herë kur tregoja emocione ndihesha shumë i lumtur.”

Sa i përket të dashurës, ai tha se kanë biseduar dhe se ajo ishte e mërzitur por nuk janë ndarë. Megjithatë sipas tij, vendimet për vijimin e lidhjes do t’i marrin kur të takohen.

“Nuk kam qenë asnjëherë i mërzitur. Kam qenë i qartë me veten time. Unë kam qenë në lojë sepse dhe në një ndeshje futbolli, ka lojtarë. Pse flitet për ata që bëjnë ndeshje, jo për të tjerët? Unë vazhdoja me Haulën, pata atë gjendjen dhe më ka ndihmuar sepse e pashë çfarë karakteri ka. Janë rrethanat të gjitha bashkë. Nuk kam shkuar në Big Brother që të kthjellohem, thjesht më ka ndihmuar. Kur të shkoj në Austri e ta takoj, do flas me të se ka nevojë dhe ajo. Do ishte fake po të thoja që jam me të ose të shoh mos gjej ndonjë femër në Shqipëri, jo. Femra ka gjithmonë nevojë për respekt dhe e vlerësoj kaq shumë. Haula si njeri e vlerësoj shumë dhe meriton edhe ajo respektin e vet,”- tregoi ish-konkurrenti.

Të fundit