Flash News

POLITIKOFF

Klodian Duro reagon pas skualifikimit nga BBVIP: Deklarata ishte e gabuar, nisi si ironi dhe....

Klodian Duro reagon pas skualifikimit nga BBVIP: Deklarata ishte e gabuar, nisi

Klodian Duro, ish-futbollisti i Kombëtares ka reaguar në rrjetin social në facebook në lidhje me përjashtimin e tij nga Big Brother Vip 3 dhe pas deklaratave të tij paprecedenta për dhunën ndaj ish-gruas dhe kërcënimeve që u bëri banorëve.

Klodian Duro ka pranuar se deklarata ishte e gabuar dhe që i kishte lënë vend keqinterpretimit. Gjithashtu i kërkoi ndjesë publikut dhe u uroi suksese banorëve.

Reagimi i Klodian Duros:
Unë, Klodian Duro, ju njoftoj që rrugëtimi im në Big Brother VIP është ndërprerë sot.
Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqinterpretimit.
Me vjen keq qe nuk arrita dot te percillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vertete dhe do t’i deshmoja gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother.
Nje ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithe banoreve!

Kujtojmë se mbrëmë, pas prime-t, Duro në një bisedë me banorët tha: “Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!”
Ndërkohë Meritoni iu drejtua duke thënë “Asnjëherë vëlla, larg qoftë. Nuk je ti ai. Kurrë nuk je ti ai. Unë e di që s’je ti ai. Harroje atë, ndërro muhabet, mos ta dëgjoj më”.
Vëllai i Madh mori menjëherë masa, duke e përjashtuar atë nga gara.

Të fundit