Flash News

POLITIKOFF

"Koha do ta vërtetojë", Flori Mumajesi del kundër jurisë së “Këngës Magjike”

"Koha do ta vërtetojë", Flori Mumajesi del kundër

Kantautori Flori Mumajesi ka dalë kundër jurisë së Këngës Magjike në këtë edicion, përsa i përket dhënies së çmimit “Best New Artist”. 

Këtë çmim e rrëmbeu me votat e jurisë grupi i rokut "Urban Band" që u prezantua me këngën “Edhe një natë”, teksa në finale ishte përballë artistit të ri Kras, i cili konkurroi këtë vit me këngën “Bekuar”.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga Flori Mumajesi, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se fituesi për të, jo vetëm i çmimit “Best New Artist” ishte Kras.

“Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri! Për mua që refuzoj të jem në panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i New Artist”, shkruan Flori në një postim.

Vlern të theksohet se Flori Mumajesi ka punuar tekstin e këngës së Kras dhe projekti muzikor është punuar nga labeli i tij “Threedots”. Këtë vit, juria e "Këngës Magjike" përbëhej nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.

"Koha do ta vërtetojë", Flori Mumajesi del kundër

Të fundit