Flash News

POLITIKOFF

Komunikimi i gjinisë së bebes paska qenë dhurata e ditëlindjes për Tolgahan: Mora lajmin më të mirë 

Komunikimi i gjinisë së bebes paska qenë dhurata e

Aktori i famshëm turk që është dhe bashkëshorti i ish-misit shqiptar Almeda Abazi, duket se është gëzuar shumë që së shpejti do të bëhet baba i një vajze. Videon e komunikimit të lajmit se çifti do bëhen me vajzë, e kanë shpërndarë dhe në rrjetet sociale.

Tolgahan ka shpërndarë videon që ka hedhur Almeda dhe mbi të shkruan:

“Ky lajm ishte dhurata ime më e mirë për ditëlindje! E gjithë familja u mblodh rreth tavolinës për ditëlindjen time dhe mora lajmin më të mirë që mund të merrja.”

Komunikimi i gjinisë së bebes paska qenë dhurata e

Dy aktorët kanë dhe një djalë, Efehan, i cili po ashtu i ka "vjedhur zemrën" fansave dhe ndjekësve të Almedës e Tolgahan-it.

Të fundit