Flash News

POLITIKOFF

Koncerti i Dua Lipës në Tiranë thyen rekord botëror: Koncerti falas më i ndjekur në histori, lë pas Tina Turner

Koncerti i Dua Lipës në Tiranë thyen rekord botëror:

Faqja zyrtare "Dua Lipa Today" në Twitter se këngëtarja me origjinë shqiptare ka thyer një tjetër rekord botëror.

Faqja ka bërë me dije se koncerti i djeshëm i Dua Lipës në Tiranë, është zyrtarisht koncerti falas më i ndjekur në botë, duke lënë kështu pas këngëtaren ikonike Tina Turner - e cila e mbante deri mbrëmë këtë rekord.

"Shfaqja falas e #FutureNostalgiaTour në Tiranë, Shqipëri është tani koncerti solo më i ndjekur nga një artiste solo në histori, me rreth 200,000 spektatorë.-Ka kaluar rekordin e vendosur nga Tina Turner në vitin 1988,"- shkruhet në postim.

Këtë postim e ka publikuar dhe vetë Dua Lipa në profilin e saj në Instagram.

Koncerti i Dua Lipës në Tiranë thyen rekord botëror:

Të fundit