Flash News

POLITIKOFF

Koncerti i tij i parë pas pandemisë. Asgjë nuk shkoi siç duhej, këngëtari largohet nga skena

Koncerti i tij i parë pas pandemisë. Asgjë nuk shkoi siç

Vince Neil ka dhënë shfaqjen e tij të parë pas shpërthimit të pandemisë por jo çdo gjë ka shkuar aq mirë sa është pritur dhe sa mund të kishte shpresuar këngëtari.

Koncerti i tij i parë pas pandemisë. Asgjë nuk shkoi siç

Këngëtari i “Mötley Crüe” dhe grupi i tij solo kryesuan Festivalin e Luginës së Boone River në Ioëa, ku Neil interpretoi një këngë klasike të Mötley Crüe. “Dr. Feelgood” nuk tingëllonte aq mirë sa shpresonte audienca.

Koncerti i tij i parë pas pandemisë. Asgjë nuk shkoi siç

Madje videot dhe ankesat rreth kësaj shfaqjeje u shpërndanë kudo nëpër rrjete sociale. Në një pjesë dukej se Neil e harroi tekstin dhe zëri i tij nuk ishte në formën më të mirë.

Koncerti i tij i parë pas pandemisë. Asgjë nuk shkoi siç

Faqja muzikore Loudëire ndau video dhe raportoi se në mes të këngës së 14-të të shfaqjes së bendit, “Girls, Girls, Girls”, Neil thjesht hoqi dorë. Këngëtari i kërkoi falje turmës duke thënë “ka kohë që nuk ka kënduar”, dhe se zëri i tij ishte “zhdukur”.

“Ne ju duam dhe shpresojmë se do t’ju shohim herën tjetër”, thotë Neil para se të shihet duke u larguar nga skena.

Të fundit