Flash News

POLITIKOFF

Konfirmohet romanca e Elon Musk me të dashurën 23 vite më të re

Konfirmohet romanca e Elon Musk me të dashurën 23 vite më të

Pas ndarjes me Grimes, miliarderi Elon Musk ka krijuar një marrëdhënie të re romantike me aktoren 27-vjeçare australiane Natasha Bassett. Megjithatë në rrjet kudo po aludohet se Bassett mund të ketë më shumë interes për paratë e tij.

Konfirmohet romanca e Elon Musk me të dashurën 23 vite më të

Vetë aktorja është përgjigjur duke thënë se nuk ka rënë në dashuri me llogarinë e tij bankare, por me atë mendore të Elon Musk. Së fundmi, Musk është parë me Natasha-n duke shijuar një drekë të qetë në parajsën e miliarderëve në St.Tropez, Francë. Dyshja u pa teksa po drekonin në një hotel ku dhomat kushtojnë mbi 1300 dollarë një natë.

Konfirmohet romanca e Elon Musk me të dashurën 23 vite më të

Miliarderi 50-vjeçar dhe 27-vjeçarja besohet se kanë filluar që të takohen në shkurt të këtij viti, kur u panë duke zbritur nga avioni privat i Musk në Los Angeles. Kujtojmë që CEO i Tesla dhe themeluesi i Space X u nda nga këngëtarja Grimes në shtator të vitit të kaluar, pas tre vitesh lidhjeje dhe dy muaj para se të kishin fëmijën e tyre të dytë së bashku.

Të fundit