Flash News

POLITIKOFF

Konkurrenti i skuadrës së Rita Orës fiton "The Voice of Australia"

Konkurrenti i skuadrës së Rita Orës fiton "The Voice of

Lachie Gill është fituesi i “The Voice Australia” për këtë edicion në Australi.

Mbrëmë është mbajtur finalja e madhe ku 24-vjeçari fitoi çmimin prej 100,000 dollarësh dhe një kontratë me Universal Music Australia.

Pasi prezantuesja Sonia Kruger dha vendimin, ish-futbollisti tha se ai ishte ‘i befasuar’.

Trajnerja e Lachiet, këngëtarja Rita Ora, e cila lavdëroi atë për talentin e tij dhe falënderoi Australinë për mbështetjen e tyre.

“Ti i bëre të gjitha këto. Australi, faleminderit, faleminderit, ju dua. Ndjej sikur ky është vetëm fillimi për ty. Urime. Jam shumë e lumtur për ty sa nuk mund të marr frymë”, tha Rita Ora.

Të fundit