Flash News

POLITIKOFF

Kontribuan gjatë valës së parë të pandemisë, Italia nderon Chiara Ferragnin dhe Fedez

Kontribuan gjatë valës së parë të pandemisë,

Chiara Ferragni dhe Fedez, çifti italian të cilët janë shumë të ndjekur në rrjetet sociale dhe në profesionet e tyre, kanë qenë shembull gjatë pandemisë. Ata kanë ndihmuar sistemin shëndetësor italian gjatë valës së parë të shpërthimit të Covid-19.

Dyshja përdorën platformat e tyre për të mbledhur para për t`i ardhur në ndihmë shëndetësisë. Në vetëm 5 orë ata arritën të mblidhnin 1 milionë euro. Dhe më pas shumë më shumë. Chiara dhe Fedez i përdorën për të ndërtuar një repart terapie intensive për spitalin “San Raffaele” të Milanos, që u bë realitet brenda një kohe shumë të shkurtër.

Për këtë kontribut shumë të vyer, shteti italian i ka vlerësuar me një çmim shumë të rëndësishëm. Chiara Ferragni dhe Fedez, u nderuan me çmimin “Ambrogino d'oro”. Çifti i famshëm italian mori nderimin më të lartë nga kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

 

 

Të fundit