Flash News

Bota

"Koronavirusi mund të jetë krijuar nga njeriu", Facebook nuk e konsideron më si 'fakenews'

"Koronavirusi mund të jetë krijuar nga njeriu", Facebook nuk

Facebook do të lejojë përdoruesit të pretendojnë në këtë platformë se COVID-19 mund të ketë origjinën në një laborator në Wuhan, Kinë. Ky veprim i Facebook vjen si një ndryshim i politikës së tij të mëparshme që ndalonte komentet që sugjeronin se koronavirusi ishte bërë nga njeriu.

"Koronavirusi mund të jetë krijuar nga njeriu", Facebook nuk

Kjo lëvizje vjen pasi epidemiologu i lartë i Presidentit Biden dhe COVID, Dr. Anthony Fauci u rikthye sërish temës këtë jave, se ku mund të ketë origjinën virusi, duke thënë 'kurrë nuk i dihet' - pasi Biden urdhëroi agjensitë e inteligjencës që të fillonin një hetim nëse kjo pistë të çonte në laboratorin e Wuhan.

"Koronavirusi mund të jetë krijuar nga njeriu", Facebook nuk

Vitin e kaluar, Fauci këmbënguli se nuk kishte 'asnjë provë' për të treguar se koronavirusi ishte prodhuar kur Trump e ngriti këtë pistë si një mundësi.

"Koronavirusi mund të jetë krijuar nga njeriu", Facebook nuk

Në një postim në blog, Facebook tha se po ndryshon politikën e "ban" (ndalimit):

"Në dritën e hetimeve të vazhdueshme për origjinën e COVID-19 dhe pas konsultimit me ekspertët e shëndetit publik, ne nuk do të heqim më pretendimin se COVID-19 është krijuar nga njeriu  ose prodhuar nga aplikacionet tona."

"Koronavirusi mund të jetë krijuar nga njeriu", Facebook nuk

Në prill të vitit të kaluar, Facebook tha se po vendoste kufij për dezinformimin e dëmshëm në lidhje me COVID-19 ’. Dhe në shkurt të këtij viti, në një postim në blog, Facebook tha se nuk do të lejonte teori konspirative në lidhje me vaksinat COVID-19.

Vitin e kaluar, pretendimet nga administrata Trump se koronavirusi mund të ketë origjinën nga një laborator në Wuhan u pritën me skepticizëm nga mediat kryesore, të cilat duket se miratuan pikëpamjen se patogjeni transmetohej nga lakuriqët e natës tek njerëzit.

Të fundit