Flash News

POLITIKOFF

"Kosherja" spektakli më i ri i humorit nën moderimin e Jona Sahiut dhe Bes Kallakut

"Kosherja" spektakli më i ri i humorit nën moderimin e Jona

 

Në ekranin e ABC News do të fillojë emisioni më i ri i humorit i cili do të moderohet nga aktori Bes Kallaku dhe moderatorja Jona Spahiu dhe këtë e ka konfirmuar vetë Altin Basha që do të jetë producent dhe drejtor i spektaklit "Kosherja".

"Javën e parë të marsit pritet që të nisë, dhe transmetimi do të jetë çdo të diele në orën 21: 00. Mendoj se prezantuesja Jona Spahiu, do ti japë spektaklit shumë risi, cilësitë e saj profesionale më kanë bindur që ajo mund të jetë prezantuesja më  e mirë e këtij emisioni dhe mezi presim se si ajo do të përshtatet.

Lehtësia më e madhe në këtë është eksperienca e gjatë në këtë zhanër, është njohja e artistëve, njohja e skemës, unë jam autori dhe producenti ekzekutiv i spektaklit dhe kjo më bën ta kem të lehtë që të ndërtojmë spektaklin. Moderatori nuk është ai që e ndërton spektaklin të ndërtosh një spektakël artistik është një punë e vështirë por fatmirësisht eksperienca më ka bërë që të ndiej deri më tani. Deri më tani vështirësia e vetme është që bëhet përzgjedhja e artistëve të rinj, pasi në të vërtetë ka shumë dhe tek Portokallia nuk  kanë pasur një hapësirë të tillë,"-ka thënë Altin Basha në një intervistë për ABC News.

“Kosherja do të jetë një risi dhe do të ndryshojë traditën e krijuar për këto vite, them se ka shumë premisa që të sjellë ndryshime në të bërit humor nga ai që jemi mësuar të shikojmë gjatë kësaj dekade. Dita ditës po i bashkohen aktorë shumë të njohur edhe të Teatrit Kombëtar. Do të krijohet një skuadër e një njohur një trup edhe më gjerë."

 

Të fundit