All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

Kosova bën histori në artet mikse marciale, IMMAF: Arlind Berisha fitoi medaljen për kombin e tij

All - Paragraf - 1

Kosova bën histori në artet mikse marciale, IMMAF: Arlind Berisha

Para disa ditësh, Arlind Berisha e ka fituar medaljen e artë në 'Kupën e Botës U21' në artet mikse marciale, që u mbajt në Pragë të Republikës Çeke.

All - Paragraf - 3

Shqiptari i Kosovës, Arlind Berisha mposhti ukrainasin Yaroslav Strilets dhe kjo është medalja e parë për Federatën e Arteve Mikse Marciale, e cila debutoi me Arlindin në garat ndërkombëtare.

Vetë faqja zyrtare e Federatës së Arteve Mikse Marciale (ndërkombëtare) ka postuar momentin e fitores pak minuta më parë në Twitter.

Në postimin në Twitter "IMMAF" thotë se Kosova ka bërë histori krahas fotos së momentit të fitores kur Berisha përqafon trajnerin e tij.

"Kosova bën histori"

#2021MMAWorldCup pa Kosovën të merrte medaljen e tyre të parë në histori në një garë të IMMAF, pasi Arlind Berisha fitoi medaljen e artë në pesha të rënda për të rritur për kombin e tij."

Kujtojmë se kjo federatë në Kosovë është themeluar vitin që lamë pas.

Të fundit