Flash News

POLITIKOFF

Kosova pjesë e garës në "Festivalin e Kanës" me filmin "Pa vend"

Kosova pjesë e garës në "Festivalin e Kanës" me

Edhe Festivali i Filmit në Kanë ka hapur dyert pas një periudhe të vështirë pandemike, ku të gjitha eventet janë anuluar që prej 2020-ës.

Festivali i vitit të kaluar u shty, pastaj u anulua – në vend të kësaj “Palais des Festivals” që pret pjesën më të madhe të veprimtarisë dy javore rreth prodhimtarisë së filmave ishte e mbushur me shtretër spitalorë në muajt e parë të pandemisë teksa nga fillimi i këtij viti u kthye në qendër vaksinimi.

"Festivali i Filmit në Kanë" do të jetë festivali i parë i madh i filmit që provon një edicion të plotë që nga fillimi i pandemisë. Nga të pranishmit kërkohet që të jenë të vaksinuar kundër COVID-19 ose të kenë test negativ.

Kosova është pjesë e garës për “Palmën e Artë” me filmin “Pa Vend” të regjisorit Samir Karahoda. Ky film sjell rrëfimin e klubit të ping-pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’, duke sjellë ngjarjen në kontekstin e situatës aktuale. “Pa vend” tregon përpjekjet e dy protagonistëve të udhëhequr nga trajneri i tyre që të mbajnë sportin e ping pongut gjallë.

Të fundit