Flash News

POLITIKOFF

Në natën e pestë të “Festës së Birrës”, Goran Bregovic zgjedh këngën shqipe për të çelur koncertin

Në natën e pestë të “Festës së

Mes polemikave dhe reagimeve negative, këngëtari serb Goran Bregovic do të këndojë nesër në skenën e “Festës së Birrës”.

Bashkia e Korçës, në një postim në Facebook, shkruan se Bregovic ka zgjedhur këngën shqipe “Kosovska” për të çelur natën e katërt të “Festës së Birrës”. Biletat për të marrë pjesë në koncert natën kur do të këndojë Goran Bregovic, vijojnë të shiten.

Në postim janë publikuar edhe disa vargje nga kënga “Kosovska”.

Postimi i Bashkisë Korçë:

KOSOVSKA është kënga shqipe që ka zgjedhur Goran Bregovic për të çelur nesër koncertin në Korçë.

Ai me muzikën e tij të mrekullueshme dhe publiku i festës me mikpritjen entuziaste do të japin nesër nga Korça mesazhin se arti dhe kultura janë ura miqësie që lidhin popujt.

Sot dhe nesër për të përballuar kërkesat e shumta do të ketë shitje fizike të biletave të koncertit edhe në hyrje të Pazarit të Vjetër dhe tek biletaritë e dedikuara pranë City Center nga ora 18.00 e në vazhdim.

A e din se t'gjithë do të jenë atje

Për ne të dy do të ketë hare

Shkojmë së bashku një, dy, tre!

Roke mandolinën

Bjeri bjeri bjeri çifteliës

Të gjithë do t'këndojmë kënga le t'jehojë

Kënga le t'jehojë -

Çdo gjë mund të jetë Roken-roll.

 

Të fundit